Ja si paraqitet situata e koronavirus 24 orët e fundit në Shqipëri

Ja si paraqitet situata e koronavirus 24 orët e fundit në Shqipëri

60
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që në 24 orët e fundit janë zbuluar 168 raste të reja infektimi nga COVID-19 në vendin tonë.

Sipas të dhënave zyrtare 4 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit.

Nga 943 testime të kryera, rezultojnë pozitivë 168 qytetarë, ndërkohë që në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë duke e çuar në 9500 numrin e të dërguarve që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar, thekson MSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY