Gjermania i frikësohet një shpërthimi të pakontrolluar të rasteve me koronavirus

Gjermania i frikësohet një shpërthimi të pakontrolluar të rasteve me koronavirus

57
0
Shares

Rritja e rasteve me koronavirus ka bërë që në disa qytete të Gjermanisë të ndalohen rregjistrimet në hotele për ata që udhëtojnë nga zonat me rrezik.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi që Gjermania po përjeton një rritje shqetësuese të rasteve me koronavirus pasi për herë të parë që nga fillimi i Prillit numri i infektimeve ditore ishin më shumë se 4,000.

“Shifrat tregojnë një rritje shqetësuese. Mund të themi që asnjë shtet tjetër në Europë nuk e ka menaxhuar krizën më mirë. Por nuk mund të hedhim poshtë çfarë kemi arritur deri tani.” U shpreh Spahn për reporterët në Berlin.

Sipas Lothar Wieler, drejtorit të Institutit Robert Koch, edhe fuqia më e madhe ekonomike në Europë mund të përjetojë një përhapje të pakontrolluar të koronavirusit nëse nuk e merr situatën nën kontroll.

“Nuk e dimë si do të paraqitet situata në Gjermani në javët e ardhshme. Ekziston mundësia që të regjistrohen më së 10,000 raste në ditë. Është e mundur që virusi do këtë një përhapje të pakontrollueshme. Por shpresoj që kjo të mos ndodhë ” tha Wiler ndërsa shtoi “Situata aktuale më  shqetëson shumë…Ju kërkoj që të zbatoni rregullat “, duke theksuar që vetëm 8% e rasteve të zbuluara në Gjermani vinin nga vende të huaja.

Në 24 orët e fundit, u regjistruan 4,058 raste me koronavirus në Gjermani, një rritje e konsiderueshme në krahasim me 2,828 rastet e regjistruara 24 orë më parë.

Rritja e numrit të rasteve përkon me fillimin e pushimeve të vjeshtës për shkollat gjermane, një periudhë kur familjet zakonisht udhëtojnë, por kancelarja gjermane Angela Merkel ka këshilluar që udhëtimet këtë vit të mos bëhen.

Zona me rrezik janë cilësuar ata në të cilat numri i të infektuarve në shtatë ditët e fundit ka qenë më i lartë se 50 për 100,000 banorë. Kryeqyteti Berlini i cili e kaloi këtë limit ditët e fundit mbylli klubet dhe restorantet pas orës 23:00.

Spahn këshilloi gjermanët të vazhdojnë të mbajnë maskat, të lajnë duart vazhdimisht e të respektojnë distancën sociale që  të mos ketë një shpërthim rastesh. Gjithashtu gjatë fjalës së tij nxiti njerëzit të shkarkojnë aplikacionin për gjurmimin e COVID-19 dhe të ajrosin rregullisht ambjentet në të cilat ndodhen.

Deri më tani Gjermania ka rregjistruar 310,144 raste infektimi dhe 9,578 vdekje  që nga fillimi i pandemisë globale COVID-19. Qeveria gjermane është përgëzuar për përballimin e situatës deri më tani dhe një studim nga Instituti Shëndetësor Global i Barcelonës e cilësoi si vendin e parë në Europë për përballimin e krizës së krijuar nga koronavirus.

The Telegraph/DRONI.al/ Përgatiti E.Hoxha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY