Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi tha sot se reforma zgjedhore ne Shqiperi eshte kusht per takimin e pare nderqeveritar per hapjen e negociatave.
Varhelyi mbajti nje fjalim sot në Kuvendin e Shqipërisë ndersa lajmeroi paketen e BE per Ballkanin Perendikor prej 9 miliarde eurosh.
Ne vijim Komisioneri ka përcjell një mesazh të qartë se Bashkimi Europian do të jetë gjithmonë përkrah vendit tonë, në mënyrë që Shqipëria të integrohet në Europë.
Ai tha se është arritur që të kapërcehet ngërçi që kishte në Këshillin e Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
“Dëshiroj të përçoj një mesazh të qartë që ne do t’ju qëndrojmë pranë, ne jemi me ju dhe po punojmë fort që ju të bëheni shtete plotësisht të integruar në jetën tonë në BE.
Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për ne, dhe kemi qenë të angazhuar për të mbajtur premtimet për Ballkanin. Jemi të bindur që në fakt e gjithë e ardhmja e rajonit është në BE.
Kemi marrë disa masa dhe e kemi kaluar ngërçin që kishim në Këshill për hapjen e negociatave”, tha Komisioneri i Zgjerimit. /DRONI.al/
Live – Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi i drejtohet Parlamentit
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi i drejtohet Parlamentit
Publiée par European Union in Albania sur Mercredi 7 octobre 2020
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/