Palestinezi dhe marokeni çahen me thika në Tiranë, 9 të tjerë të...

Palestinezi dhe marokeni çahen me thika në Tiranë, 9 të tjerë të arrestuar brenda disa orësh në kryeqytet

148
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona gjatë ditës së djeshme, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është dhe një i ri me origjinë nga Palestina, i cili ka plagosur me thikë një tjetër të ri me origjinë nga Maroku.

Po ashtu, policia ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike.

Arrestimi i tij u bë në zonën e Laprakës, ku edhe zhvillonte aktivitetin e paligjshëm.

Po ashtu nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë një 26 vjeçari, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i 5 persona që u kapën duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Gjithashtu u arrestua edhe një 44-vjeçar pasi aksidentoi me makinë qytetar, i cili për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY