Dorian Teliti : Taksa e sheshtë 9% =shumë para në xhepat e...

Dorian Teliti : Taksa e sheshtë 9% =shumë para në xhepat e të punësuarve

45
0
Shares

Këshilltari për Ekonominë i PD, Dorian Teliti ka reagur ne rrjetet sociale lidhur me ate qe ai e quan mashtrimin e qeverisë për planin e PD lidhur me taksën e sheshtë.

“Taksa e sheshtë 9% = më shumë para në xhepat e të punësuarve.

Qeveritarët e taksave më të larta në rajon, të tenderave e PPP-ve korruptive, braktisësit e ekonomisë edhe në kohë pandemie, nuk reshtin së genjyeri dhe mashtruari.

MASHTRIMI i Qeverisë: me planin Basha për taksën e sheshtë 9% mbi të Ardhurat Personale mbi Pagat, të punësuarit do të paguajnë më shumë tatim.

E VERTETA: me heqjen e taksimit progresiv dhe me implementimin e planit Basha me taksën e sheshtë 9%, të gjithë të punësuarit do të paguajnë më pak tatim, të gjithë do të kenë më shumë para në xhepin e tyre për konsum.

Konkretisht, me taksën e sheshtë 9% mbi tatimin mbi të ardhurat personale nga paga:

Një mjek do të paguajë 38 mijë lekë (të reja) më pak në vit.

Një infermier do të paguajë 17 mijë lekë (të reja) më pak në vit.

Një mësues do të paguajë 22 mijë lekë (të reja) më pak në vit” u shpreh Teliti./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY