Policia e Shtetit në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë të dy personave të dënuar për vrasje me paramendim në qytetin e Fierit.
Ata janë : Enea Pipa dhe Ilir (Ledjan) Nukaj.
E. P., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;
I. (L.) N., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/