Rama: Janë marrë kodet dixhitale për vlerësimin e deputetëve të qarkut

Rama: Janë marrë kodet dixhitale për vlerësimin e deputetëve të qarkut

57
0
Shares

“I vetmi lajm për të ardhmen vjen nga PS.”  Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama pas takimit me drejtues politikë në qarqe.

Rama u shpreh që janë marrë kodet dixhitale për të dhënë vlerësim për deputetët e qarkut. Raporti i vlerësimit i cili del pas pak ditësh do jetë përtej antarësisë dhe çdokush mund të hyjë për vlerësim.

Hapi tjetër tha Rama do të jetë ftesa për të përfaqësuar grupin e PS-së në parlament, ndërkohë që nuk dha një përgjigje nëse Dhitmir Bushati do jetë pjesë e listës me kandidatura për kryesinë e re që do të votohet nga asambleja të premten.

Një tjetër pyetje e gazetarëve lidhur me ‘Paketën-Antishpifje’, nëse është kusht për hapjen e negociatave, kryeministri Rama ka habitur me përgjigjen e tij se, ‘nuk kam lexuar progres raportin. Di të them se ai ligj do ta kalojë sa kohë të jetë përfunduar në tërë reflektimin e Komsionit të Venecias’.

Selia PS – Pas takimit javor me shtabin elektoral

Publiée par Edi Rama sur Mardi 6 octobre 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY