Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Eurpian, Oliver Varhelyi, njofton vizitën në rajon.
Ai do të jetë në Tiranë nesër dhe do ti adresohet edhe parlamentit.
Në njoftimin në Twitter, ambasadori i BE-së Luigi Soreva tregon se në axhendën e zyrtarit të lartë përfshihen takimet me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama si dhe me kryedemokratin Lulzim Basha. Gjithashtu do të takojë dhe drejtuesit e organeve të vetingut.
Vizita e tij vjen në një moment të rëndësishëm kur në Tiranë miratimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor nga PS-së për listat dhe koalicionet zgjedhore thellon më tej krizën politike në Tiranë.
Qëllimi i vizitës së Varhelyi është të prezantojë raportin e progresit të vendit drejt pranimit në unionin europian, investimet dhe planet ekonomike.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/