Pas nisjes së grevës së urisë nga 50 të dënuar në burgun e Rrogozhinës mësohet që gardianët dhe drejtuesit e burgut po ushtrojnë presion të të burgosurit e tjerë prej dy ditësh që të mos i bashkohen grevës në të kundërt do të futen në izolim.
Deri tani 5 të dënuar nga ky burg janë izoluar pas thirrjeve për t’iu bashkuar grevës.
Ndërkohë në burgun e Kosovës, në Lushnjë nuk ka tentativa për nisje të grevës. Drejtuesi i këtij insritucioni shprehet që rikthimi i të burgosurve në qeli, pasi në periudhën e pandemisë ishin transferuar në shtëpi, vijon normalisht.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/