“Gjykata Kushtetuese mbetet kusht për takimin e parë ndërqeveritar”

“Gjykata Kushtetuese mbetet kusht për takimin e parë ndërqeveritar”

70
0
Shares

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi deklaroi sot se Gjykata Kushtetuese tërësisht funksionale është kusht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënon edhe hapjen zyrtare të negociatave.

Gjatë konferencës për shtyp, Várhelyi kërkoi nga pala shqiptare që të punohet në këtë drejtim.

“Kushti që ne kemi në përfundimet e Këshillit që hapin rrugën për negociatat e bën shumë të qartë që duhet një Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Inkurajojmë të dyja palët që të vijojnë punën që Gjykata të bëhet funksionale”- theksoi ai.

Të mërkurën, komisioneri do të jetë vetë në Tiranë, ku pritet të ketë takime me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha, e t`i drejtohet dhe Kuvendit.

Live – Konferenca për shtyp e Komisionerit Olivér Várhelyi

Konferenca për shtyp e Komisionerit Olivér Várhelyi mbi prezantimin e Paketës së Zgjerimit të BE-së 2020

Publiée par European Union in Albania sur Mardi 6 octobre 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY