Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Basha takim me biznesin në Fushë-Krujë: Plani me 5 pika i PD nuk është një mrekulli, por një plan konkret

06/10/2020
DETAJE/Basha takim me biznesin në Fushë-Krujë: Plani me 5 pika i PD nuk është një mrekulli, por një plan konkret
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokrati, Z. Lulzim Basha, bashkëbisedoi sot me një numër sipërmarrësish të mëdhenj të sektorit të mobilerisë në Nikël të Fushë-Krujës. Qëllimi i kësaj vizite të Z. Basha ishte të dëgjonte drejtpërdrejt shqetësimet dhe kërkesat e tyre në këtë gjendje kolapsi të ekonomisë.

Prodhuesit e mobilerisë i janë shtuar listës së eksportuesve shqiptarë prej disa vitesh dhe furnizojnë klientë në rajon dhe veçanërisht në vendet e BE-së. Si prodhues, eksportues dhe punëdhënës të rëndësishëm, ata kanë marrë një goditje të rëndë nga politikat e gabuara fiskale, rënia e konsumit pas tërmetit dhe pandemisë dhe së fundi edhe nga braktisja e plotë e sipërmarrjes nga qeveria.

Z. Basha diskutoi me sipërmarrësit Planin me 5 pika të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe ndihmën konkrete që ky plan i ofron biznesit drejtpërdrejt dhe konsumit në tërësi.

Ndër instrumentat e ndihmës që Basha përmendi në këtë komunikim me biznesin, ishin:
Çeku prej 1000 euro për biznesin e vogël për 6 muajt e ardhshëm për të zbutur barrën e pagesave më urgjente;

–Vendosja e një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin dhe subvencionimi i çdo norme interesi mbi këtë nivel për kredimarrjet për investime dhe shpenzime operative.

-Zgjatja e afatit dhe zgjerimi i kritereve të përfitimit nga garancia sovrane në favor të një numri më të madh biznesesh prodhuese.

-Mbështetja e biznesit me një pagesë mujore prej 200 mijë lekësh për 6 muajt e ardhshëm për çdo punëtor që rimarrin në punë

-Pagesa mujore prej 160 mijë lekësh për çdo shqiptar që ka humbur punën dhe shtesa mujore prej 20 mijë lekësh për çdo pensionist për 6 muajt e ardhshëm;
Subvencionim i 50% të qirasë ose heqje e taksës së pronës për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj;

“Ky është plani ynë për mbijetesën e biznesit deri me 25 prill – u shpreh Z. Basha në përgjigje të interesit të sipërmarrësve për programin e opozitës – sepse vendi nuk është më i varfër, por vendi është i vjedhur.Programi i Opozitës nis me sipërmarrjen e vogël dhe të mesme. Ne kemi vënë në themel të programit taksën e sheshtë 9%.

Biznesi prodhues dhe eksportues do të marrë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare nga qeveria e Partisë Demokratike, siç mbështetet prodhimi dhe eksporti në çdo vend të rajonit dhe Europës. Shpirti i sipërmarrjes shqiptare e ka shpëtuar Shqipërinë në momentet e saj më të vështira. Jam i sigurt se me qeverinë e Partisë Demokratike në krahun tuaj, do të jeni shumë më mirë ju, punonjësit tuaj dhe e gjithë ekonomia – garantoi z. Basha prodhuesit e kësaj zone”,-shprehet Basha.

/DRONI.al/

Tags: biznesiFushekrujeLulzim BashaPDvizita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.