Rruga “Qafë Thore – Theth”, me zvarritje dhe pa standarde

Rruga “Qafë Thore – Theth”, me zvarritje dhe pa standarde

80
0
Shares

Ish deputeti Bardh Spahia nxjerr fotot e rruges “Qafe Thore – Theth” te cilat sipas tij jane me zvarritje dhe pa standarde.

“16 kilometër rrugë e financuar nga Banka Boterore që po zbatohet nga Fondi Shqiptar për Zhvillim, vetëm për zgjerim e asfaltim, punimet e saj zvarriten prej dy vitesh.

Dhe nuk mjafton, projekti ka pësuar ndryshime e devijime që nuk janë miratuar nga askush.

Dy probleme thelbësore evidentohen nga ekspertët në këtë projekt:

1- Përzgjedhja e materialeve tekstile si mure mbajtëse. Këto materiale me kosto të ulët, sipas mendjeve sa të paafta aq edhe makute të rilindjes duhet të sigurojnë mbrojtje nga rëniet e mundshme të gurëve, apo shëmbjet në një reliev alpin, ekstremisht të pjerrët. Që janë zgjedhja e gabuar e madje edhe e rrezikshme, kjo duket sesi janë shqyer, ende pa përfunduar rruga!

2- Tunelet e parashikuara të ndërtohen janë të shkurtra dhe ato nuk mund të plotësojnë kushtin bazë që është mbrojtja nga orteqet. Nuk garantohet mosbllokimi I rrugës gjatë dimrit dhe kjo duket nga mënyra se si po punohet.

I zbatuar me këtë lloj modeli projekti është gjysmak dhe nuk do kryejë funksionet për të cilat do ndërtohet kjo rrugë në një nga zonat me piktoreske veriore të vendit, por me reliev të vështirë”, komenton deputeti Bardh Spahia. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY