Del video, u marrin kartat infermiereve per zgjedhjet

Del video, u marrin kartat infermiereve per zgjedhjet

158
0
Shares

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka mbërritur një denoncim që tregon se në Spitalin e Peshkopisë po mblidhen kartat e identitetit për zgjedhjet e Prillit 2021. Në këtë listë që disponon “Stop”, janë të gjitha emrat e stafit mjekësor, kryesisht infermiere, që kanë dorëzuar kartat e identitetit. Bashkëngjitur janë edhe numrat e telefonit. Në respekt të privatësisë, emrat, numri unik i kartave ID dhe numrat e celularit janë mbuluar.

Por, për të vërtetuar këtë denoncim që ka mbërritur në redaksi, emisioni “Stop” ka shkuar në Spitalin e Peshkopisë dhe ka bërë një vëzhgim përmes kamerës së fshehtë. Me zë dhe me figurë, infermieret e këtij spitali pohojnë se kanë dorëzuar kartat e identitetit pasi u është kërkuar nga drejtoria. Jo vetëm kaq, por disa prej tyre kanë dorëzuar edhe kartat e identitetit të familjarëve.

Ndërsa disa prej infermiereve të tjera refuzuan të jepnin kartat ID të familjarëve. Stafi mjekësor pranon se mbledhja e kartave të identitetit nga drejtoria e Spitalit të Peshkopisë është bërë për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021.

Më poshtë bisedat e infermiereve përmes kamerës së fshehtë:

-A ju kanë kërkuar edhe juve kartat?

I kanë kërkuar. I kemi çuar ne.

Pse?

Na i ka kërkuar drejtoria.

Për çfarë?

Po duhet me i dhënë o…se…

Pse? S’do e japësh?

Të vijë ta marrë vetë.

Kush vjen?

Drejtori.

Pse?

S’e di moj, pse i kërkojnë ata, për votat i kërkojnë. Për cfarë? Për votat.

– A i dhatë edhe të familjes ju?

Po, të … dhe të … Po c’të bëjmë, moj…?

Të dalim vetëm unë dhe ti?

Po! Unë nuk i kam dhënë.

Duhet me i dhënë, oj… I kanë dhënë krejt.

A jua kanë kërkuar edhe juve kartat?

Po! Kush?

Drejtori. …për të ruajtur vendin e punës.

Edhe të fëmijëve, kjo është budallallëk. Edhe tënden, ajo është votë e fshehtë. Nuk e di, se kujt ia japin.

Po pse i kërkojnë?

Po i kërkojnë për votat.

Po kush erdhi te ju?

Po ku di unë, na tha Elisoni, duhet me pru numrat e kartave. Neve na i kishin shkruar edhe të fëmijëve mbi 18 vjec. Jo jo, nuk m’i japin (fëmijët) . Kur i kam dhënë, i kanë. Nuk dua me i dhënë.

Po ç’i donin?

Për votime, moj. Të familjarëvë të mi nuk kanë shanc.

-E dhatë kartën e identitetit?
Po! Edhe të familjes.

Krejt familjes? Po pse i donin?

Po për të votuar. Më cmendi … në telefon, ec. U bë kiameti. Të votosh për këta! Për asnjë, asnjë s’e meriton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY