Aktorja e njohur e skenës dhe filmave, Rajmonda Bulku është infektuar me Covid-19. Aktorja 62-vjeçare është shtruar në spital, por gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme.
Bulku është ndër aktoret më të njohura të kinematografisë shqiptare.
Qe më 1976 debutoi në filmin ‘Dimri i fundit’ nderkohe qe ishte ende adoleshente ndersa më pas filloi studimet në Institutin e Lartë të Arteve, ku diplomohet në degën e dramës në vitin 1985.
Me mbi 20 role në filma dhe plot të tjerë në teatër, Rajmonda Bulku është nderuar me disa çmime.
Rajmonda Bulku ndërkohë mbahet mend jo vetëm si aktore, por gjithashtu dhe si pjesë e politikës dhe lëvizjes studentore të dhjetorit ’90 dhe nje nga deputetet e PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/