Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohet e vërteta e vrasjes së biznesmenit shqiptar në Serbi

03/10/2020
Zbulohet e vërteta e vrasjes së biznesmenit shqiptar në Serbi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kosovari Selatin Janjeva 52 vjeç humbi jeten dje gjate nje atentati ne Serbi. Trupi i pajetë i Janjevës është sjellë sot në Kosovë për t’u varrosur. Familja e të ndjerit nuk ka dashur të flasë për rastin. Ajo tha se deklaratat e mediave serbe për këtë vrasje nuk janë të vërteta.

Express sot ka shkuar në shtëpinë e të ndjerit. Mirëpo, gazeta ka marrë detaje tjera për këtë rast, ndryshe nga ato që paraqiten në mediat serbe. Një person i afërt i të ndjerit ka shpjeguar disa detaje rreth arsyes së vizitës së Janjevës ditën e djeshme në Novi Pazar.

Sipas këtij personi, Selatin Janjeva, pronari i kompanisë turistike “Selo Tours”, të enjten e 1 tetorit, paradite u nis për në Novi Pazar. Aty “Selaku” do të merrte pjesë në një seancë gjyqësore.

Arsyeja ishte se gruaja e tij, me të cilën kishte dy fëmijë, po ia kërkonte ndarjen, por ajo nuk ka nënshtetësi shqiptare. Tashmë i ndjeri, Selatini, dje kishte kryer seancën në gjykatë. Por pas saj kishte shkuar në shtëpinë e tij në Novi Pazar, aty ku kohë pas kohe qëndronte gruaja e tij me dy fëmijët.

Por tek dera e shtëpisë së tij në Novi Pazar, Janjeva ishte takuar me burrin e motrës së gruas së tij (baxhanakun). Me të kishte filluar një debat verdal, e cila përfundoi edhe me të shtëna. Plumbat kishin filluar në mes të “Selakut” dhe baxhanakut të tij. Ky i fundit u plagos në këmbë, duke pësuar disa lëndime në nyje.

Ndërkohë, Selatini Janjeva nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga të shtënat. Këto të dhëna i ka dhënë një person i afërt me tashmë të ndjerin. Ndërkaq, rasti ka ndodhur si pasojë e disa mosmarrëveshjeve familjare e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit.

“Te nderuar, Ju lutem, pranoni këtë njoftim si të vetmen të vërtetë të plotë në lidhje me rastin tragjik të vdekjes se Selatin Janjeva. Rasti tragjik ka të bëjë me mosmarrëveshje familjare dhe nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë temë politike ose biznesore. Ju lutem, të keni konsiderate për dhimbjen e familjes dhe të mos shpërndahen këso informata jo të vërteta. Me respekt, Familja Janjeva”, thuhet në njoftimin e familjes. E ndërkohë për këtë rast, mediat serbe kanë raportuar se gjendja shëndetësore e të plagosurit gjatë këtij rasti është jashtë rrezikut për jetën.

Personi i plagosur është me inicialet J.P. dhe është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Novi Pazarit me një plagë në këmbë. “Një burrë me inicialet J.P është dërguar në departamentin e kirurgjisë me një plagë në këmbë dhe i janë bërë analizat e duhura. Ai është jashtë rrezikut për jetë”, i është thënë këtij televizioni për gjendjen shëndetësore, derisa ende nuk dihet autori që ka shtënë./DRONI.al/

Tags: biznesmenjkosovarivrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.