Teoria e re e shpjeguar nga ministri Klosi: Valët e muzikës përhapin...

Teoria e re e shpjeguar nga ministri Klosi: Valët e muzikës përhapin Koronavirusin

128
0
Shares

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një argument të ri se përse nuk lejohet muzika në kafene.

I ftuar në një studio televizive, ministri i qeverisë Rama u shpreh ndër të tjera se, valët e muzikës përhapin virusin, një argument i ri ky, që nuk ishte dëgjuar më parë, por që ministri e tha me siguri, sipas së cilit është e vërtetuar shkencërisht.

“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar, janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin.

Në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri- tjetrit, lëshohen më shumë”, tha Klosi duke habitur edhe gazetarin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY