Shkembi dekonspiroi nga ndertesa e Policise se Shtetit

Shkembi dekonspiroi nga ndertesa e Policise se Shtetit

178
0
Shares

Mesazhi i ish-kreut të OFL, Artan Shkembi sipas autoriteteve gjermane, është dërguar nga godina e Policisë së Shtetit. Pikerisht nga ndertesa prej nga pritet te dalin mesazhe per kufte kunder krimit dhe jo anasjelltas nderkohe qe autoritetet gjermane po kerkojne edhe dy oficere te tjere te policise shqiptare.

Artan Shkëmbi ka vënë në dijeni trafikantin shqiptar në Gjermani se po hetohej permes nje programi te kriptuar perdorur nga rrjete kriminale.

Pas SMS-së së koduar, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arratisur dhe s’është kapur nga autoritetet gjermane.

Mësohet se shqiptari në kërkim është kreu i një rrjeti trafiku ndërkombëtar kokaine në Europë dhe më gjerë.

Hetimet e policisë gjermane për shqiptarin nisën nga INTERPOL-i pas një mega-operacioni ku u arrestuan mbi 800 persona të përfshirë në trafiqe, u kapën mbi 2 ton drogë e llojit kokainë si dhe u sekuestruan 54 mln paund.

Nga hetimet rezultoi se në trafik ishte i përfshirë edhe shqiptari, i cili u njoftua nga ish-shefi i OFL, Artan Shkëmbi, duke i shpëtuar kështu arrestimit.

Burime bëjnë me dije se përveç Artan Shkëmbit, SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit si të dyshuar të përfshirë në nxjerrjen e sekretit hetimor, raportojnemediat ne Tirane.

Në pyetje janë marrë dy agjentë, të cilët kanë kërkuar në TIMS të dhënat e dy personave që gjermanët kishin kërkuar informacione për pasurinë e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY