Opozita parlamentare bojkoton mbledhjen, Hajdari replika me Gjiknurin: Nuk bëhemi pjesë e...

Opozita parlamentare bojkoton mbledhjen, Hajdari replika me Gjiknurin: Nuk bëhemi pjesë e lojës së shëmtuar të PS

114
0
Shares

Opozita parlamentare ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohej nen për nen projektligji për Kodin Zgjedhor. Ky fakt është konfirmuar dhe nga deputetja Rudina Hajdari, e cila pak më herët ftoi kolegët e saj që të bojkotonin tryezën.

Sipas Hajdarit, tryeza u braktis për shkak se maxhoranca nuk ka vullnet pozitiv për të realizar një reformë madhe, që të gëzojë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Ajo tha se opozita nuk do të behëet pjesë e kësaj loje të shëmtuar.

Hajdari e argumentoi këtë kërkesë pikërisht me pretendimin e Gjiknurit për të thirrur në takim Këshillin Politik që ka të bëjë me shqyrtimin e propozimit të PD-LSI për hapjen e listave.

“Ta shtyjmë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve sepse vetë Gjiknuri ka thirrur mbledhjen e Këshillit Politik për të shqyrtuar propozimin e PD e LSI Të synojmë nesër konsensusin dhe gjithpërfshirjen. Të takohemi këtu pas mbledhjes së Këshillit Politik”, u shpreh Hajdari.

Debati në komision

Rudina Hajdari: Ta shtyjmë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve sepse vetë Gjiknuri ka thirrur mbledhjen e Këshillit Politik për të shqyrtuar propozimin e PD e LSI. Të synojmë nesër konsensusin dhe gjithpërfshirjen. Të takohemi këtu pas mbledhjes së Këshillit Politik

Gjiknuri: Nuk kemi pse pengojmë Komisionin e Ligjeve. Këshilli Politik do të vazhdojë nesër, por ne këtu do vazhdojmë pa e ndërprerë punën.  Do të vazhdojmë dhe nesër, të shohim ku mund të afrohemi, pa e cënuar frymën e Kushtetutës

Hajdari: Ato që do diskutojmë ne sot, preken drejtpërdrejt nga propozimi i opozitës jashtë parlamentare. Duhet t’i marrim parasysh propozimet e tyre. Janë të njëjtat nene. Do të duhet tu rikthehemi më pas. Nëse nuk doni konsensus, është puna juaj. Po nëse keni vullnet t’i përfshini edhe ata, edhe për votën parapëlqyese edhe për koalicionet, ndalojeni këtë mbledhje, dhe vazhdojmë pas Këshillit Politik. Ky është një gabim shumë i rëndë. Tregojeni vullnetin e mirë, tani, në këtë momente. Ndërprisni këtë mbledhje. Të biem dakord në Këshillin Politik se si do të hapen listat, pra të vijmë këtu.

Gjiknuri: Habitem se znj. Hajdari ka ndryshuar mendim për këshillin politik. Fryma e re e Kushtetutës e ka mbyllur debatin për koalicionet. Është pikë e vështirë për të gjetur kompromis, kudo që mund ta  diskutojmë atë.  Ky proces do të vazhdojë këtu, por nuk e ndërpret punën e Këshillit Politik

Hajdari: Ne do ta bojkotojmë këtë mbledhje, s’mund të lejojmë ta kaloni nen për nen.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY