Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Futet në burg ish-ministrja kryesore e Nikolla Gruevskit, për çfarë akuzohe

29/09/2020
Futet në burg ish-ministrja kryesore e Nikolla Gruevskit, për çfarë akuzohe
Share on FacebookShare on Whatsapp
Ish-ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, Gordana Jankullovska, të hënën në mbrëmje është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit prej 4 vjet heqje lirie.

Ajo në vitin 2018 u dënua me burg nga Gjykata Penale e Shkupit për blerjen e diskutueshme të një makine “Mercedes” të blinduar me vlerë 600 mijë euro me urdhër të kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski.

Vuajtjen e dënimit ajo e kishte shtyrë deri në vendimin përfundimtar në Gjykatën e Apelit, e cila ka hedhur poshtë ankesën e saj.

Gordana Jankullovska është zyrtarja e parë e qeverisë së mëparshme që përfundon prapa hekurave.

Ajo është vendosur në karantinë në repartin e pritjes për të paktën pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme, periudhë gjatë së cilës do të bëhen vlerësimet e sigurisë, përpara se të transferohet në një qeli me të dënuarit e tjerë.

Gordana Jankullovska ka qenë një nga protagonistët kryesor në aferën e përgjimeve lidhur me abuzimet e zyrtarëve të qeverisë së Nikolla Gruevskit, i arratisur në Hungari pasi ishte dënuar me dy vjet heqje lirie për një vepër penale.

Në disa nga bisedat e publikuara në vitet 2013-2014 nga ish-lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, tani kryeministër, Jankullovska dëgjohej duke drejtuar fyerje të rënda ndaj shqiptarëve, duke i quajtur edhe “indianë”.

Në një nga bisedat e publikuara, ajo kishte pranuar se në burg po qëndronin pa asnjë faj mbi dhjetë banorë shqiptarë të Sopotit në Kumanovë, të akuzuar për shpërthimin e një mine në këtë fshat nga e cila kishin humbur jetën dy pjesëtarë të NATO-s.

/DRONI.al/

 

Tags: burg maqedoniIsh ministrja ebrendshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi takon Donald Trump, zyrtari i lartë i PD poston fotot e takimit

Pas promovimit të ‘bo*eve” të Ramës në Opinion nga Haxhiu, Këlliçi tregon provën reale të ‘testosteronit’ për Kryeministrin

20/02/2026
Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

20/02/2026
Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

20/02/2026
‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi takon Donald Trump, zyrtari i lartë i PD poston fotot e takimit

Pas promovimit të ‘bo*eve” të Ramës në Opinion nga Haxhiu, Këlliçi tregon provën reale të ‘testosteronit’ për Kryeministrin

20/02/2026
Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

20/02/2026
Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.