Operacioni Forca e Ligjit u ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit tre personave, këtë herë OFL ka zbarkuar në Elbasan.
Objekt i OFL këtë herë janë, Bashkim Bubeqi, Durim Koçi dhe Emanuele Budini.
-B. B., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-D. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
-E. B., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/