Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lufte ne Kaukaz, ndeshen ushtria azere dhe armene per Nagorni Karabah

28/09/2020
Lufte ne Kaukaz, ndeshen ushtria azere dhe armene per Nagorni Karabah
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prej 30 vjetësh zien konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorni Karabakut. Tani sërish kanë filluar luftimet, me viktima nga të dyja palët. Ndërkombëtarët kërkojnë armëpushim të menjëhershëm.

 Pas fillimit të luftimeve të ashpra në rajonin e Nagorni Karabakut të dielën, të dyja vendet kanë shpallur tani gjendjen e luftës. Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve, afp të hënën në mëngjes kanë humbur jetën 32 “separatistë” armenë në luftimet që po vazhdojnë në rajon. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është shprehur “tejet i shqetësuar” për rindezjen e konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Ai kërkoi “me urgjencë” nga të dyja palët të ndalin menjëherë veprimet ushtarake dhe “pa vonesë” të rifillojnë bisedimet. Edhe qeveria amerikane ka kërkuar fundin e luftimeve. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit janë vendosur kontakte me të dyja palët në konflikt dhe është kërkuar ndalimi i menjëhershëm i luftimeve për të ndalur një shkallëzim edhe më të madh të konfliktit.(E akt. 28.09.)

Palët akuzojnë njëra tjetrën

Siç njoftoi të dielën (27.09) korrespondenti i Deutsche Welles në Erivan, kryeqytetin armen, ishin mbledhur në qendër turma njerëzish të gatshëm për të shkuar në frontin e luftës. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashijan është shprehur po të dielën në televizionin armen, se “regjimi autoritar i ka shpallur sërish luftë popullit armen”. Ai ka shtuar se “ndodhemi para një lufte të plotë në Kaukazin Jugor”. Të dielën Pashijan ka bërë të ditur se në twitter, se „pala armene” ka shkatërruar dy helikopterë azerbajxhanas dhe tre drone armene. Nuk ka të dhëna të sigurta, nëse goditja është kryer nga ushtria armene apo rebelët në Republikën e vetëshpallur të Nagorni Karabakut. Sipas rebelëve sulmet kanë filluar nga Azerbajxhani. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, ushtria ka filluar vetëm një “kundërofensivë” për të ndaluar “aktivitetet ushtarake të Armenisë” në rajon.

Vulnnetarë në Erivan

Ushtria azerbajxhanase ka bombarduar rajonin e banuar me shumicë armene të dielën në mëngjes, thonë rebelët. Aty janë goditur edhe objektiva të kryeqytetit rajonal, Stepanakert të Nagorni Karabakut. „Kjo nuk ka ndodhur që në vitet 90-të”, i ka thënë Deutsche Welles gazetarja e ARD-së dhe njohësja e rajonit, Silvia Stöber. Sipas Stöber, Turqia e mbështet më shumë Azerbajxhanin e „kjo mund të ketë motivuar udhëheqjen në Azerbajxhan të shkallëzojë situatën. Këto konsiderohen si luftimet më të ashpra që prej 30 vjetësh.

Reagime ndërkombëtare: Armëpushim i menjëhershëm

Luftimet kanë shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Rusia u ka bërë thirrje palëve për armëpushim të menjëhershëm në rajon. Kurse Franca ka apeluar, ashtu si BE, që si Armenia edhe Azerbajxhani të kthehen menjëherë në tryezën e bisedimeve.

Nën drejtimin e Francës, Rusisë dhe SHBA, grupi i ashtuquajtur, grupi i Minskut i OSBE përpiqet të negociojë që nga viti 1994, por bisedimet megjithatë nuk kanë sjellë rezultat. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas pas shpërthimit të konfliktit luftarak ka kërkuar uljen e menjëhershëm të armëve. Maas është i alarmuar për përplasjen masive mes dy vendeve dhe raportimet për viktima civile. Turqia i ka bërë thirrje Armenisë të heqë dorë nga „qëndrimi armiqësor”. Ankaraja është aleat i rëndësishëm i Azerbajxhanit. (Deutsche Welle).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi takon Donald Trump, zyrtari i lartë i PD poston fotot e takimit

Pas promovimit të ‘bo*eve” të Ramës në Opinion nga Haxhiu, Këlliçi tregon provën reale të ‘testosteronit’ për Kryeministrin

20/02/2026
Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

20/02/2026
Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

20/02/2026
‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi takon Donald Trump, zyrtari i lartë i PD poston fotot e takimit

Pas promovimit të ‘bo*eve” të Ramës në Opinion nga Haxhiu, Këlliçi tregon provën reale të ‘testosteronit’ për Kryeministrin

20/02/2026
Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

20/02/2026
Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

Babrru, banorët të frikësuar nga uzina ushtarake ngjitur me banesat

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.