Kreu i PD ne Durres, Ferdinand Xhaferraj denoncoi sot nje rast abuzimi me fondet e termetit.
“Sot po tregojmë se si një godinë e padëmtuar nga tërmeti, që ndodhet në një zonë ku të gjithë durrsakët e dinë fare mirë se i ka rezistuar tërmetit të 26 Nentorit (Lagjja 1), rezulton e klasifikuar DS3.
Të gjithë kemi qënë dëshmitar të protestave të banorëve të pallateve të klasifikuar me dëmtime DS3 që kishin frikë të shkonin në shtëpi, madje as nuk hynin dot në pallat për të marrë sendet shtëpiake. Ndërkohë që sot ju ftoj të shikon këtë pallat. Kuptohet menjëherë që kategorizimi si “DS3” është bërë vetëm për të abuzuar me fondet e rindërtimit. Nga verifikimet që ekspertë të fushës i kanë bërë objektit rezulton e qartë që kemi të bëjmë me një godinë krejtësisht të padëmtuar. Njëkohësisht, ju paraqes fakte nga godina të zonës së plazhit dhe lagjes 18, për të kuptuar se kemi të bëjmë me abuzim flagrante të fondeve të rindërtimit.
Ambasadorja Juri Kim e dinte se me cfarë qeverie të korruptuar kishtë të bënte kur kërkoi që të ngrihet një akademi transparence për fondet që akordoi komuniteti ndërkombetar. Sikurse kemi dëshmuar dhe po dëshmojmë, Zonja Kim ka pasur plotësisht të drejtë”, tha kreu i demojrateve te Durresit. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/