Është arrestuar në Maqedoni, lushnjari Saimir Taullau i johur si nje prej eksponenteve te krimit ne Lushnje.
Në ngarkim të biznesmenit mësohet se ka pasur një urdhër ndalimi nga autoritetet zviceriane, për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sajmir Taullau është dënuar disa herë për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike, por gjithmonë ka mundur të fitojë lirinë.
Taullau është në hasmëri me bandën e Aldo Bares dhe përplasjet mes dy familjeve kanë sjellë dhjetëra të vdekur.
Ai dyshohet nga policia se ka gisht në vrasjen e dy të rinjve, një vit më parë, Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit.
Mendohet që Taullau të ketë ndihmuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për të kryer këtë vrasje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/