“339-a”/Prokuria bie dakord! Pse dosja e Arben Ndokës ndahet nga të pandehurit...

“339-a”/Prokuria bie dakord! Pse dosja e Arben Ndokës ndahet nga të pandehurit e tjerë

174
0
Shares

Burime të Top Channel bëjnë me dije se Prokuroria ka rënë dakord që të ndahet dosja e Arben Ndokës nga të pandehurit e tjerë, sepse ka kërkuar gjykim të zakonshëm dhe të gjithë të pandehurit e tjerë gjykim të shkurtuar.

Arben Ndoka aktualisht gjendet nën masën arrest shtëpie. Ai ra në prangat e policisë në tetor të vitit 2018, gjatë operacionit të policisë “Volvo 4”.

Ndoka dyshohet për disa vepra penale, mes të cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Më herët atij i janë sekuestruar prona si një sipërfaqe prej 300 mijë metra katrorë në bregdetin e Lezhës dhe disa apartamente në plazh, me urdhër të Prokurorisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY