Projekti ku angazhohen studentët/Dalin të dhënat nga anketat e fundit, pse shqiptarët...

Projekti ku angazhohen studentët/Dalin të dhënat nga anketat e fundit, pse shqiptarët përdorin më shumë paranë cash

104
0
Shares

Studentët angazhohen në fushatë për reduktimin e qarkullimit të parasë fizike 

 

Ende për një pjesë të mirë të konsumatorëve shqiptarë konsiderohet lehtësi kryerja e pagesave me para në dorë. Rreth 40% e tyre pohojnë se preferojnë të përdorin vetëm paranë cash, kurse rreth 13% u shprehën se paguajnë vetëm me kartë. Pjesa tjetër pohoi se alternon të dy mënyrat.

 

Nivel i ulët i edukimit financiar të publikut 

Këto të dhëna dolën nga një anketë që është zhvilluar së fundmi me 350 persona të pyetur në qendrat tregtare dhe supermarketet në Tiranë. Bazuar në të dhënat e anketës rreth 69% e të pyeturve i vlerësojnë pagesat elektronike si kursim kohe, kurse të tjerët i shikojnë sieleminimin i rrezikut për të marrë para false, ose evitim të kontakteve me njerëzit. Gjysma e personave të pyetur e vlerësojnë si “të lartë” sigurinë e përdorimit të kartave bankare, ndërkohë që rreth 31% e vlerësojnë si “mesatare”. Rreth 10% pohuan se siguria e përdorimit të kartave ishte “e ulët” ose “shumë e ulët”.

Në perceptimin e qytetarëve reduktimi i qarkullimit të parave fizike lidhet më shumë me “reduktimin e informalitetit në ekonomi” (rreth 54%), kurse rreth 30% e lidhin me “luftën ndaj korrupsionit” dhe pjesa tjetër, 16%, e lidh me “luftën ndaj pastrimit të parave”.

Afërsisht 1 në 3 të pyetur pohoi se njohuritë mbi domosdoshmërinë e reduktimit të parave cash në ekonomi i ka përftuar gjatë shkollimit. Por dhe media duket se luan rol, pasi rreth 1 në 4 prej qytetarëve ka përfituar prej saj informacion mbi këto aspekte. Thuajse në këtë nivel është dhe pjesa që nuk ka asnjë njohuri, kurse rreth 13% e qytetarëve kanë mësuar nga komunikimi me personelin e bankave.

 

Ekonomia informale ushqen qarkullimin e parasë cash 

Kjo anketë është pjesë e një projekti që po realizon Qendra studentore ABC Tirana Club, duke u përfshirë në një prej fenomeneve më negative të tranzicionit shqiptar: niveli i lartë i qarkullimit të parasë fizike në ekonominë shqiptare.

Prefernca për para fizike, lidhet me shkallën e lartë të informalitetit në ekonominë shqiptare, por dhe me fluksin e lartë të parave që hynë në vend nga aktivitetet e jashtëligjshme, të cilat më pas kanalizohen në ekonomi, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Kultura e ulët nga publiku dhe biznesi të përdorimit të shërbimeve online dhe me karta – mbetet gjithashtu faktorë për këtë fenomen.

Bazuar në statistikat zyrtare gjatë korrikut të këtij viti, sasia e parave cash në vendin tonë ishte 324.4 miliardë lekë, që është 41 miliardë lekë më shumë se sa korriku 2019.

Projekti studentor synon dhe zhvillimin e një fushate informimi dhe ndërgjegjësimi për reduktimin e parasë cash, si dhe organizimin e një forumi diskutimi, ku veç studentëve do të jenë pjesmarrës dhe pedagogë e ekspertë të fushës, përfaqësues të medias etj.

Për realizimin e këtij projekti studentor ABC Tirana Club po mbështetet nga Raiffeisen Invest, si dhe po bashkëpunon me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY