Gati një javë pas dorëheqjes së zv/drejtorit të policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, ka ardhur edhe zëvendësimi i tij.
Altin Merizaj është komanduar përkohësisht në këtë pozicion deri në një vendim për emërimin e zv/drejtorit të ri.
Altin Merizaj ka qenë më parë Shef komisariati në Sarandë dhe nëndrejtor tek Drejtoria e Kufirit dhe e Emigracionit në Durrës. Sinomati ka dhënë si arsyet personale si motivacion për largimin nga funksionet.
Pas tij, në ministrinë e Brendshme është dorëhequr edhe sekretari i përgjithshëm Plarent Ndreca, njeriu më i afërt i ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.
Ndreca është zëvendësuar nga Elena Pici, e cila ka mbajtur rolin e koordinatores në kryeministri.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/