Basha propozon pakete rimbursimi per te semuret me covid

Basha propozon pakete rimbursimi per te semuret me covid

91
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot në nje takim mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë në selinë e PD se situata shendetesore ne vend është në gjendje katastrofike.

“Mjeku i familjes nuk ka protokoll mjekimi dhe as nuk është futur siç kemi rekomanduar, një pjesë integrale e kujdesit shëndetësor për tu përballur. Nëse ke Covid, ose të çon urgjenca në spital, ose rri në shtëpi dhe merr mjekim me celular”, tha Basha.

Basha ka propozuar sot paketen e rimbursimit për diagnozën dhe mjekimin për të gjithë pacientët me Covid pozitiv.

“Nuk mund të shkojë asnjë qindarkë vëçse të trajtojë prioritetet e përballjes me pandeminë dhe ndër më kryesorët është që këta njerëz edhe gjate pandemisë kanë qenë në gjendje të këputur ekonomike, tani të kenë rimbursimin e plotë.

Pajisjet investiguese dhe trajtuese, gjashtë muaj pasi ka nisur pandemia vazhdon mungesa në spitale. Çdo shërbim duhet të jetë i paguar nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë. Duhet të kemi minimalisht 2500 testime në ditë, gjë që ia kemi bërë të qartë qeverisë që në fillim”, tha Basha.

Ne vijim

Basha vuri tjeksin edhe ne 2 çështje të tjera, fillimisht atë të hapjes së sezonit shkollor ndërkohë që ka infektime masive të mësuesve dhe nuk ka asgjë veç formularit qesharak.

“Mësuesit janë pa maska. Dezinfektantët për fëmijët që duhet ti blejnë prindërit nuk i blejnë”, tha Basha.

Basha tha se ceshtja e dyte është sezoni i gripit stinor per te cilen eshte kërkuar prej muajit korrik të merren masat. Dyndja në spitale do të jetë e papërballueshme dhe shkalla e menaxhimit do të jetë akoma më e papërballueshme, tha kreu demokrat.

Njerëzit po flasin për valë të dytë, nuk ka valë të dytë, tha Basha duke ironizuar Kryeministrin i cili nuk po del me ne tv dhe rrjete sociale.

”Më parë dilte i pari i qeverisë live në facebook, ndërsa sot është zhdukur pa lënë gjurmë a thua se nuk ka pandemi”, tha Basha. /DRONI.al/

#LulzimBasha #LIVE – Komunikim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë lidhur me situatën e rënduar të pandemisë nga COVID-19

#LIVE – Komunikim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë lidhur me situatën e rënduar të pandemisë nga COVID-19

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 23 septembre 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY