“Përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen”,Bylykbashi tregon detajet: Duan të ndryshojnë rregullat e...

“Përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen”,Bylykbashi tregon detajet: Duan të ndryshojnë rregullat e lojës kur gara ka filluar

115
0
Shares

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi sot se PS refuzoi që ti drejtohet për opinion OSBE-ODIHR, për të marrë opinion për çështjet që palët ndahen me njëra-tjetrën.

Bylykbashi tha se përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik, edhe pse opozita sipas tij kishte gjithë vullnetin për të diskutuar.

Demokrati tha sot se opozita kërkon ruajtjen e Koalicioneve sicc janë sot, ndërkohë që sipas tij PS kërkon të ndryshojë rregullat e lojës në një kohë kur procesi zgjedhor ka filluar.

Ne kërkojmë ruajtjen e koalicionit siç janë sot dhe PS kërkon që të ndryshojë rregullat kur loja ka filluar. Këtë shkresë e kemi shkruar me bashkëpunimin e ndërkombëtarëve.

Opozita i kë qëndruar marrëveshjes së 14 janarit, kemi kërkuar konsensusit dhe ai u gjet në 30 qershor mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit.  Sot PS sërish refuzoi që ti drejtohemi OSBE dhe Gjiknuri bojkotoi këshillin edhe pse ishin të gatshëm të vazhdonim punën.  Presim që PS të reflektojë”, tha Bylykbashi.

#LIVE – Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

#LIVE – Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 22 septembre 2020

DEKLARATA E PËRFAQËSUESIT TË OPOZITËS SË BASHKUAR, OERD BYLYKBAHSI, PAS MBLEDHJES SË KËSHILLIT POLITIK

Opozita e Bashkuar, siç ne kishim premtuar më herët, dorëzoi sot draftin e letrës, me të cilën Këshilli Politik i drejtohet OSBE/ODHIR-it me pyetje specifike në lidhje me çështjet thelbësore të mosdarkordësisë që përballet ky Këshill.

Ne kërkojmë ruajtjen e koalicioneve, siç janë sot në Kodin Zgjedhor, PS kërkon të ndryshojë rregullat e lojës, kur loja ka filluar, procesi zgjedhor ka filluar.Këtë shkresë e kemi përgatitur në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre.

Siç ju e dini, Këshilli Politik është ngritur dhe ka funksionuar, deri në marrëveshjen e 5 qershorit, me nxitjen dhe mbështetjen e qartë të partnerëve ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë të SHBA, BE dhe, në këtë proces, opozita i ka qëndruar pikë për pikë angazhimeve të marrëveshjes së 14 janarit.

Kemi kërkuar konsensus dhe konsensusi u gjet më 30 qershor mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit.Ndryshimet kaluan në Parlament, siç thoshte Marrëveshja e 14 janarit, pa ndryshime, dhe për ne u plotësua detyra e Këshillit.

Sot, PS sërish refuzoi që t’i drejtohemi OSBE/ODHIR dhe përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen e Këshillit, edhe pse ishim të gatshëm të vazhdonim derisa të gjendej një konsensus mbi çfarë do t’i çojmë ODHIR-it.

Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë që, duke përfaqësuar interesat e zgjedhësve shqiptarë, brenda në Këshill dhe jashtë Këshillit, do të vazhdojmë këtë detyrë për të garantuar standardet ndërkombëtare. Presim që PS të reflektojë sa më parë.

Pyetje: Nëse do të miratohen në mënyrë të njëanshme në parlament, do ta njohë opozita jashtëparlamentare ligjin e ardhshëm të zgjedhjeve dhe a do të jeni të gatshëm të hyni në këto zgjedhje?

Oerd Bylykbashi: Jemi vetëm 6 muaj nga data e zgjedhjeve. Ajo që kërkon maxhoranca është të ndryshojë mekanizimin me të cilin partitë marrin vota dhe votat e tyre përkthehen në mandate. Komisioni i Venezias dhe ODIHR-i e kanë vizë të kuqe. Këta elementë thelbësorë nuk ndryshojnë, nëse ka kaluar një vit. Ligji do të ishte jashtë standardeve ndërkombëtare.

Qëllimi i këtij Këshilli Politik është arritja e konsensusit për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve. Duke përmendur elementin thelbësor të funksionimit tonë, që është konsensusi dhe, nëse nuk ka konsensus, mekanizmi i zgjidhjes së konfliktit është t’i drejtohemi OSBE/ODIHR-it, i cili ka deklaruar gatishmërinë për të na e dhënë këtë përgjgije, ne kemi kërkuar funksionimin e mekanizmit. Prishja e funksionimit të mekanzimit, praktikisht, bën nul mënyrën sesi funksionon ky këshill.

Këshilli nuk ka për te qenë kurrë, as fasadë, as vulë noteri e maxhorancës për interesat e saj politikë. Ky këshill funksionon mbi bazën e konsensusit, siç funksionoi deri më 23 Korrik. Kjo është përgjegjësi e madhe që Edi Rama merr përpara opinionit publik shqiptar dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për ne, ajo që është rënë dakord më 5 Qershor dhe është konkretizuar më 23 Korrik, qendron dhe nuk ka nevojë të ndryshojë.

Pyetje: Ka ndonjë shans që të sillni propozime konkrete, siç kërkon maxhoranca?

Oerd Bylykbashi: Opozita ka për draft Kodin Zgjedhor ekzistues, përsa i përket çështjes së koalicioneve. Ajo që do që ta ndryshojë, në shkelje të standardeve ndërkombëtare, është maxhoranca. Duhet t’i japë llogari opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar. Për këtë ne i drejtohemi ODIHR-it.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY