Italianet votojne masivisht, ulet 1/3 numri i deputeteve dhe senatoreve

Italianet votojne masivisht, ulet 1/3 numri i deputeteve dhe senatoreve

55
0
Shares

Italia ka votuar për të ulur numrin e deputetëve në parlament për më shumë se një të tretën. Pothuajse 70 për qind e njerëzve kanë votuar në të mirë të ndryshimeve, pas gati të gjitha votave të numëruara.

Numri i ligjvënësve në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Italisë do të ulet nga 634 në 400. Senati po ashtu do të zvogëlohet.

Në total numri i deputetëve dhe senatorëve do të ulet nga 945 në 600. Ky referendum është çuar përpara nga Lëvizja Pesë Yjet, pjesë e koalicionit qeverisës, e cila ka thënë se një hap i tillë do t’i ulë shpenzimet.

Votimet janë zhvilluar bashkë me disa zgjedhje rajonale, rezultatet e të cilave kanë shënuar kthim mbrapa në mbështetje për liderin e partisë Liga, Matteo Salvini dhe rritje të përkrahjes për të majtit e qendrës, të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës të kryeministrit, Giuseppe Conte.

Ky ndryshim veçse është miratuar në parlament, mirëpo për finalizim është nevojitur referendum, meqë duhet bërë ndryshime kushtetuese.

Ndryshimet tani duhet të bëhen para zgjedhjeve të vitit 2023. Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, figurë e rëndësishme e Lëvizjes Pesë Yjet, e ka përshkruar rezultatin si “historik”.

Në tetor të vitit të kaluar kjo Lëvizje pati thënë se parlamenti do t’ia kursejë shtetit rreth 1 miliard dollarë përgjatë 10 vjetëve.

Megjithatë kritikët thonë se këto veprime mund ta dobësojnë demokracinë./Rel/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY