Horoskopi, 23 Shtator 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 23 Shtator 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

305
0
Shares

Dashi

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, por ju duhet të jeni të vendosur që të gjeni të gjitha zgjidhjet për problemet tuaja. Megjithatë do të duhet të prisni deri në gjysmën e dytë të dhjetorit, që gjërat të shkojnë siç ju dëshironi. Kohët e fundit keni qenë i përfshirë nga një problem ligjor ose keni qenë nën presion për punë. Në dashuri, Venusi do të ketë ndikim të mirë dhe mund t’ju ​​dhurojë një moment emocionues.

Demi

Do të jeni një nga shenjat më të forta të kësaj të mërkure, së bashku me peshoren dhe gaforren. Mund të ndiheni paksa nën presion, sepse sapo keni filluar një projekt të ri. Yjet do të kenë ndikim të favorshëm dhe mund të përjetoni emocione të veçanta. Një lajm i mirë mund të vijë të enjten ose të premten.

Binjakët

Do të jeni pak nervoz gjatë kësaj dite, ndaj bëni kujdes, pasi rrezikoni të reagoni ndaj ngjarjeve shumë impulsivisht. Në dashuri, mund të jeni përballur me kohë të vështira. Mundohuni që të mos provokoni shumë, përndryshe do të përfundoni duke ngritur tensione të panevojshme.

Gaforrja

Do të ndiheni shumë konfuzë, veçanërisht për shkak të punës. Mund të keni disa bllokime pasi kohëve të fundit ju është dashur të mbyllni një marrëveshje dhe do të përballeni me angazhime të reja, të papritura. Që nga fillimi i vitit 2020 jeni përballur me një seri pengesash rraskapitëse dhe jeni duke bërë diçka që nuk e keni qejf.

Luani

Gjatë kësaj dite do të gjeni një motivim të mirë. Do të keni në anën tuaj ndikimin e favorshëm të yjeve, veçanërisht në dashuri. Nëse shoqëroheni me një peshore, diçka e veçantë mund të lindë. Duhet të përqendroheni më shumë në jetën e dashurisë, sepse në sferën profesionale dhe ekonomike, paraqiten sërish probleme.

Virgjëresha

Do të keni një debulesë fizike gjatë kësaj dite. Hëna do të ketë ndikim të kundërt, duke ju bërë pak nervoz. Kujdes duhet të tregoni veçanërisht nëse jeni në trysni, pasi rrezikoni që ta shfryni mbi dikë që nuk e meriton. Situata do të nisë të përmirësohet vetëm të premten.

Peshorja

Dielli do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj, duke ju bërë shumë më të fortë. Prania e tij është vërtet e domosdoshme, duke marrë parasysh faktin se kohëve të fundit keni pasur shumë konfuzion. Tani e tutje është e rëndësishme që të gjeni pika të reja reference. Nëse në dashuri do keni mundësi të shkëlqyera, në punë mund të hasni në vështirësi.

Akrepi

Duhet të mundoheni që të kontrolloni veten, dhe të mos bini pre e provokimeve. Kjo e mërkurë mund t’iu gjejë me arsyetim të dobët. Edhe nëse pëlqeni që të ngacmoni të tjerët, bëni kujdes, pasi mund t’iu kthehen kundër.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do të keni shumë forcë dhe vetëbesim, falë ndikimit të favorshëm të hënës. Mundohuni që gjatë kësaj dite të afroheni me një person, për të zgjeruar rrjetin tuaj të kontakteve dhe për të pasur marrëdhënie me publikun. Në punë, duhet të qëndroni të qetë nëse përballeni me ndonjë ngjarje të papritur.

Bricjapi Gjatë kësaj dite duhet të filloni të planifikoni për muajt e ardhshëm. Po dilni nga një periudhë shumë e komplikuar dhe tani e tutje do të keni yjet në favorin tuaj. Nëse punoni mirë, mund të merrni shpërblime të mira! Është koha të kthehemi në rrugën e duhur.

Ujori

E mërkura do të jetë mjaft intriguese, veçanërisht në dashuri. Pas një fillimi mjaft të tensionuar të javës, tani e tutje gjërat do të fillojnë të kthehen në drejtimin e duhur. Gjatë ditës mund të keni një takim të mirë, i cili do të lërë gjurmë tek ju.

Peshqit

Mundohuni që të mos bini viktimë e natyrës tuaj të paqëndrueshme. Mundohuni të planifikoni angazhimet tuaja të përditshme, të krijoni një udhërrëfyes për të ndjekur, hap pas hapi. Nëse nuk organizoheni, rrezikoni të çoni dëm të gjitha përpjekjet tuaja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY