Ilir Kupa është futur në regjimin BIS-41 në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Kupa është izoluar në regjimin e ri si person me rrezikshmëri të lartë.
Kupa është njëri ndër të dënuarit shqiptarë që u arratis me bujë nga burgu i Trikallas në Greqi në vitin 2013 duke shkaktuar tërmet në sistemin e drejtësisë në shtetin helen.
Ai bëri bujë edhe me grabitjen e në qendrën tregtare në prag të vitit të ri, ku një grup personash të veshur si Babagjyshë të Vitit të Ri u futën në një argjendari duke marrë me vete sasi të mëdha floriri.
Pas arrestimit, Kupa u dënua me 23 vite burg për grabitje dhe armëmbajtje pa leje.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/