“Eldi Dizdari ne Shqiperi ishte i paprekshem”

“Eldi Dizdari ne Shqiperi ishte i paprekshem”

756
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja mbi operacionin “Los Blancos”, i shtrirë në të paktën 10 vende dhe që goditi një grup të fuqishëm të trafikimit të drogërave të forta. Mes 5 shqiptarëve që bënin pjesë në këtë grup ishte dhe Eldi Dizdari, një prej personave kyç ne trafikun nderkombetar.

Gazetari Artan Hoxha tha ne emisionin Opinion se Eldi Dizdari nuk do të ishte arrestuar nëse do të ndodhej në Shqipëri, sepse në vendin tonë ai ishte i paprekshëm.

“Operacioni është bërë nga prokuroria e Firences dhe më pas janë përfshirë 10 shtete. Nga Firence ka nisur dhe më pas janë ndjekur se ku shkonin fijet.  Hetimi është bëra nga shteti italian. Në Shqipëri Eldi Dizdari ishte një person i paprekshëm. Nëse ai do të ndodhej në Shqipëri nuk do të ishte arrestuar. Është fat që ndodhej në Dubai, në Shqipëri autoritetet tona nuk do ta kishin arrestuar”, u shpreh Hoxha.

Më tej, gazetari dha detaje edhe në lidhjen që Eldi Dizdari kishte në ngjarjen e ndodhur më 4 tetor në Bllok.

“Në rastin e ngjarjes që ka ndodhur në Bllok më 4 tetor, ku u plagos Ervis Martinaj,  Eldi Dizdari është shpallur në kërkim policor, sepse nuk ka qenë i përfshirë direkt në ngjarje. Mes tij ka patur një fërkim me Ervin Mataj dhe Ervis Martini ka ndërhyrë për të shuar këtë konflikt mes tyre.  Edhe në makinën që është parë para lokalit në Bllok ku ka ndodhur ngjarja, fillimisht fërkimi ka ndodhur mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit. Ai kërkohej për zanafillën, por nuk ka qenë i pranishëm në shkëmbimin e zjarrit”, tha gazetari.

Per Dizdarin policia shqiptare nuk kishte asnje shenim apo paralajmerim ose kufizim per te.

Nderkaq gazetari Flamur Vezaj tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se grupet kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës kanë arritur të vendosin shuma marramendëse parash dhe janë të lidhur me biznese kryesisht në fushën e ndërtimit  dhe të hotelerisë.

Duke ju referuar rastit të Eldi Dizdarit, i arrestuar pak ditë më parë në Dubai, gazetari Vezaj tha se ai po investonte në disa ndërtime në Tiranë, Dhërmi dhe Himarë.

“Në Shqipëri këta persona janë të lidhur me biznese ndërtimi. Kanë qenë të lidhura me kompanitë e lojërave të fatit. Eldi Dizdari ka 2 karburante në Rrugën e Kombit. Këta persona kanë vendosur shumë marramendëse”, tha  Vezaj.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se në çfarë vlerash llogariten të ardhurat e këtyre trafikantëve, Vezaj tha: “Ortaku i Eldi Dizdarit, një personazh nga Lushnja është një person që ka më shumë lekë cash se të gjitha grupet kriminale në Shqipëri. Llogaritet rreth 150 milionë euro. Edhe rasti i Toyota Yaris në Shqipëri dyshohej që ishte i këtij personi nga Lushnja. Të gjithë këta persona funksionojnë përmes agjencive. Lekët cash i lenë garant në agjencinë konkrete dhe tërhiqen në agjencinë në vendin tjetër”.

Duke ju rikthyer sërish rastit të Eldi Dizdarit, gazetari Vezaj tha se ai ishte duke ndërtuar në disa zona të Tiranës.  “Tek fusha e aviacionit ka një ndërtim, buzë Lanës, në Himarë, në Dhërmi ka ndërtime ku është i lidhur Eldi Dizdari. Shpresoj qe autoritetet italiane të arrijnë të marrin të dhëna nga dosja dhe mendoj që do të ketë të dhëna për personazhe të rëndësishëm shqiptarë që kanë patur lidhje me Eldi Dizdarin, qoftë zyrtarë dhe qoftë me ndërtues në Tiranë”.opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY