Një moshuar është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga një person i paidentifikuar në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 në fshatin Palokaster.
Dhunuesi ka hyrë në banesë duke e rrahur të moshuarën Pina Qato, 75 vjeçe në shtratin ku flinte, ndërsa i ka shkaktuar fraktura në trup dhe në fytyrë.
Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh. E moshuara dyshon tek këta të fundit.
75-vjeçarja po kurohet aktualisht në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Një tjetër pistë hetimi sipas Policisë është dhe ajo e dhunës brenda familjes. Dyshohet se 75-vjeçarja mund të jetë rrahur edhe nga e bija, e cila është e diagnostikuar me probleme mendore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/