“Dy palë gjedhje në një ditë? Rama mund ta vonojë Kushtetuesen por se shmang dot”, tha kryetari i PD, Lulzim Basha.
Fevziu: Zoti Basha, zgjedhjet lokale, keni thënë që pushteti lokal nuk është legjitim, pra e keni quajtur ilegjitim. Do shkoni në zgjedhje të përgjithshme ndërkohë kryetarët e bashkive do të vijojnë të mbeten ata që kanë qënë, çfarë mekanizmi zhbllokues do të keni në këtë drejtim dhe a do të bashkëpunoni me PS?
Basha: Mekanizmi zhbllokues është ai që ka vendosur Këshilli Europian, që është gjykimi i legjitimiteit të 30 Qershorit dhe ecjen përpara me nje procss legjitim të zgjedhjeve vendore. Natyrisht dëshira jonë është që Gjykata Kushtetuese të funksiononte, ta kishte shqyrtuar këtë çështje dhe të dyja zgjedhjet të bëheshin në një ditë. Siç e shikon Edi Rama po bën çdo gjë për ta vonuar këtë. Mund ta vonojë, por për ta shmangur nuk e shmang dot.
Fevziu: Nëse z. Rama do ju kërkonte që të ndërtoni një koalicion të përbashkët pas zgjedhjevet me formulën e ndershme që kush del I pari merr qeverinë dhe I dyti I bashkohet si mbështetës të saj. Do ta pranoni apo jo
Basha: Shikoni ka dy përqasje ndaj pushtetit. Ka një përshtatje që pushteti shikohet si qëllim në vetvete dhe kjo është përqasja e z. Rama. Po, dhe ulet e thotë marr kaq mandate, më duhen edhe kaq mandate, nxjerr njerëzit e tij në televizor, do blindojmë edhe këto mandate e do bëjmë edhe këtë mandat. Pushteti si qëllim në vetvete është filozofia që ka shkatërruar Shqipërinë. Është filozofia që ka shkatërruar ekonominë. Është përqasja që e ka shkatërruar edhe shëndetin, që edhe e ka sjellur Shqipërinë, në vendin me performancën më të dobët për t’u përballur me pandehminë COVID, e cila pritet të përkeqsohet në muajt dhe javët e ardhshëm, edhe pas hapjes së shkollave.
Pra është e qartë se kjo përqasje, pushteti mbi gjithçka ka shkatërruar Shqipërinë. Përqasja ime nuk është kjo. Përqasja imë është pushteti është një mjet për të arritur objektivat me të cilat kam kërkuar dhe kam marrë votat e qytetarëve, dhe unë nuk shkoj të kërkojë votat e qytetarëve të bëj qeveri me Edi Ramën, sepse për mua Edi Rama, ministrat e tij duhet të mbajnë përgjegjësi politike dhe penale. Vendi duhet t’i japi fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Partia Socialiste e ka jetike, në qoftë se do të vazhdojë të mbetet një parti sinjifikante për vendin, të kalojë në opozitë dhe të pastrohet distancohet nga korrupsioni.
Blendi: Është e vendosur që në zgjedhje do të shkoni të gjithë së bashku?
Basha: Ka një marrëveshje transparente, të hapur me të gjithë partitë e opozitës
Blendi: Ka një ndryshim në ligjin elektoral, ka një ndryshim që lidhet me koalicionet, ky ligj ju ndalon të hyni në koalicion
Basha: Jo nuk ka një ligj të tillë. Ka një përpjekje të Edi Ramës për ta bërë kêtê.
Blendi: Ai e votoi këtë gjë.
Basha: Jo s’ka votuar gjë, i gjithë debati êshtë që ata duan tani në kêshill politik të ndryshojnë Kodin Zgjedhor po dhe të heqin koalicionet por nuk ka kaluar akoma.
Blendi: Ka kaluar në parlament, parimisht e ndalon.
Basha: Jo ska kaluar, u tërhoqën pas presionit të ndërkombëtarëve, e hoqen atë fjalinë që ndalon koalicionet parazgjedhore e hoqën.
Blendi: Do shkoni në zgjedhje me këtë formulë që keni tani?
Basha: Shikoni, e kemi bërë këtë debat prap me 28 maj dhe të kam thënë që ne nê procesin e reformës zgjedhore jemi për tê plotësuar një nga 15 kushtet për të futur shqiperine, për tê hapur… Po e di pse nuk ka rëndësi sepse rregullat që shkruhen dhe nuk zbatohen nuk kanë pikë rëndësie por e vetmja rëndêsi që ka kjo qê përmend ti është njelloj si ajo që diskutuam para disa javësh, ky ështe njeriu, cfarë tregon ky? Katër muaj para regjistrimit partia politike, gjashtë muaj para zgjedhjeve cfarë kërkon ky, kërkon të ndryshojë rregullat e lojes, kërkon te ndryshojë koalicione
Blendi: Po nëse ndalohen koalicionet cfarë do bêni?
Basha: E para e punës cfarëdo që të bëjë ky pervecse po të heqi datën e zgjedhjeve nga Kushtetuta , nuk e shmang dot të pashmangshmen. Shaiptarët duan ndryshim, 96% e shqiptarëve duan ndryshim.
Blendi: Si do hyni ju në zgjedhje nëse ndalohen koalicionet?
Basha: Do të vendosim mekanizmin që maksimalizon vota. Për ne një ceshtje është vetëm një çështje që Edi Rama me këto që bën nuk bën gjë tjetër vecse ju provon Shqiptareve që është i humbur.
Fevziu:.. lista të hapura, pjesërisht të hapura apo të mbyllura z. Basha?
Basha: 100% të hapura
Fevziu: 100% të hapura është kusht, apo do të bëni përpjekje
Basha: Ne do bëjmë përpjekjen tonë dhe ky është një qëndrim që ne e kemi shpallur publikisht dhe që e ka mbështetur e gjithë opozita e bashkuar
Fevziu: 100% të hapurta në nivelin që jemi aktualisht, pra rajonale me 12 rajone, me 4 rajone apo me një listë kombëtare
Basha: Sistemi nuk ndryshon kaq von, do të jenë 12 rajonet në të cilat në qoftë se propozimi ynë pranohet qytetari do ta ketë vetë në dorë të zgjedhë deputetin e tij
Fevziu: Ka dy pikpyetje këtu ose dy menyra si funksionon. Doja të dija thjesht mendimin tuaj pavarsisht se duket si teknikalitet. Një propozim është kur partia e rendit pra listën për kandidatët e saj për qarkun dhe pastajsecili në listë mund të marë votat e tij, pra duke vënë emrin e të parit, e të dytit sipas preferencës së partisë dhe një e dytë që lista bëhet sipas bazët alfabeyike duke vënë preferencën e partisë, natyrisht ndikon te një pjesë e votuesveqë të ndjekin këtë linjë. Ju për cilën nga të dyja modelet jeni?
Basha: Për të dytën
Fevziu: Për të dytën, pra listë alfabetike të hapur që secili të marrë aq vota sa meriton./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/