Merret vendimi/Burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj

Merret vendimi/Burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj

228
0
Shares

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është dënuar me katër vite burg nga Gjykata e Lezhës.

Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Bashkë me Frrokaj, Gjykata ka dënuar edhe ish zyrtarë të tjerë lokalë.

1 vit burg për ish-nënkryetarin e bashkisë Enver Hafizi, 4 vite për ish kryetarin e qarkut Gjok Ndoka dhe 2 vite për ish drejtorin e Hipotekës Artan Djala.

Ata janë shpallur fajtorë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet për të tjetërsuar dhe përvetësuar në mënyrë  të paligjshme 285 mijë metër katrorë tokë, kryesisht në zonën e Shëngjinit..

Hetimet për këtë rast nisën në vitin 2017,  pas padisë së një personi i cili pretendon se prona e tij është regjistruar në emër të personave të tjerë.

/DRONIal/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY