Ekzekutimi mafioz në Elbasan, Berisha: Me vendosjen e Ballës në krye të...

Ekzekutimi mafioz në Elbasan, Berisha: Me vendosjen e Ballës në krye të rendit nisi ekzekutimi i rivalëve

390
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas vrasjes së 50-vjeçarit Bujar Çela, i ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Bradashesh të Elbasanit.

Sipas Berishës, ministri de facto i brendshëm është Taulant Balla ndaj dhe ka nisur ekzekutimi I rivalëve.

“Të nesërmen e vendosjes në krye të rendit të Tauland Bego Yaris nisi ekzekutimi i rivalëve. ps: Tauland Bego Yaris ishte caktuar në postin e Gjeneral Hashashit. Por pasi ky i fundit u mbajt si kufomë e pakallur, Tauland Bego Yaris do jetë de facto ministri i narkopolicisë dhe trafiqeve”, shkruan Berisha në një postim të tijin në Facebook.

Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, u ekzektua mëngjesin e sotëm me 4 plumba teksa ishte duke konsumuar kafenë e mëngjesit.

Pak minuta pas ngjarjes policia gjeti në fshatin Murras një makinë të djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY