Harta e infeksioneve te reja, qytetet me me shume te semure me...

Harta e infeksioneve te reja, qytetet me me shume te semure me koronavirus

108
0
Shares

Nunri i infektimeve te reja ka rene 24 oret e fundit pas te pakten nje jave vetem ngjitje. Jane 144 rastevte reja te shperndara ne shumicen e qyteteve te vendit.

”Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :
55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër”, thuhet ne njoftimin e ministrise se Shendetesise.

Te gjitha detajet e ministrise se Shendetesise:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave anti-COVID për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.
Mos e ulni vigjilencën, virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse zbatojmë çdo ditë rregullat e vendosura.
Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë kryer në 24 orët e fundit 824 testime dhe janë konfirmuar 144 qytetarë të prekur me COVID19.
Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :
55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6733 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton të mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127, kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2.
Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40, të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (16 Shtator 2020)
Testime totale         76400
Raste pozitive         11816
Raste të shëruara      6733
Raste Aktive          4740
Humbje jete 343 (Qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë        2372
Durrës            526
Shkodër           365
Lezhë        274
Elbasan          262
Korçë         214
Fier               212
Vlorë         181
Kukës         140
Berat            93
Dibër            51
Gjirokastër         50./DRONI.al/

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/1210003562703308/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY