Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Jemi 3 familje në një shtëpi dhe marrim vetëm një bonus qeraje”, Me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti, vëllezërit Llaçi në pritje të shtetit: Po hidhem unë që të vinë ta rregullojnë

15/09/2020
“Jemi 3 familje në një shtëpi dhe marrim vetëm një bonus qeraje”, Me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti, vëllezërit Llaçi në pritje të shtetit: Po hidhem unë që të vinë ta rregullojnë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pallati ku banonin Gesian Llaçi, bashkë me dy vëllezërit dhe familjet e tyre, ka pësuar dëmtime serioze dhe  është klasifikuar DS4 nga komisioni i vlerësimit. Si të gjithä familjet e tjera, ata u detyruan të shpërnguleshin në shtëpi me qera, ku ̈ shteti iu dha vetëm 1 bonus qeraje, që nuk u shërben për asgjë.

Gjatë bisedës me zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ai thotë se për të paguar qeranë e shtëpisë detyrohet të shtojë lekë nga xhepi, si dhe duhet të mendojë edhe për pagesën e ujit, dritave dhe taksave për shtëpinë e shkatërruar, e pabanueshme momentalisht.

Ai shprehet se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga instititucionet përkatëse se çfarë do të bëhet me pallatin e tyre, si dhe shumë familje të tjera janë detyruar të kthehen në shtëpitë e dëmtuara në këtë lagje.

Gesian Llaçi: Jam Gesian Llaci. Ja ajo është shtëpia ime atje. Janë 3 vëllezër brenda. Marrim një qira, një bonus. Me një bonus unë shti vetë lekët që të paguajmë qeranë.
Jetmir Llaçi: Jemi 3 vëllezër domethënë, 3 kurora dhe marrim…
Gesian Llaçi: Tre kurora me një shtëpi dhe marrim një bonus, a kupton?
Jetmir Llaçi:: Me një shtëpi, jemi me qira, paguajmë 2 shtëpia.
Ina Zhupa: Ju keni qenë në një shtëpi private më parë që e keni ndërtuar vetë?
Gesian Llaçi: Po.
Ina Zhupa: Me 3 kate që e kishit secili nga vëllezërit?
Gesian Llaçi: Jo, jo ja ku jemi atje është shtëpi e madhe.
Ina Zhupa: Çfarë dëmesh ka shtëpia?
Gesian Llaçi: Ka shumë dëme të mëdhaja. Po të futesh brenda. T’i kemi derguar fotot, videot të gjitha.
Ina Zhupa: Cfarë ju kane thënë? Cfarë kanë thënë inxhinierët? Do shemben apo?
Jetmir Llaçi: Tani inxhinieri keto i ka nxjerrë të pabanueshëm. Janë DS4. S’kemi ça t’i bëjmë.
Gesian Llaçi: Ne duam një përgjigje sa më të shpejtë. Kaq. Kjo lagje kanë thënë për t’u prish, të vijnë ta prishin, ose të vijnë o vlla të shohin që janë njerëzit nëpër shtëpia. Dritat ndezur në darkë që flenë nëpër shtëpia a kupton? Po sikur t’i shembet të vdesin brenda, kush do të mbajë përgjegjësinë? Mirë që s’po vijnë të na shohin dhe po na lënë kështu por duan të na çojnë dhë në Vaqarr. Fare, unë dua që kur të bëhet të jem këtu.
Jetmir Llaçi: Paguajmë detyrime, drita, ujë, të gjitha këtu edhe gjelbërim. Çfarë gjelbërimi kemi këtu? Ku e kemi gjelbërimin?  Taksën e ujit e dritave, të gjithave. Në qoftë se duan ata që ne të vdesim këtu, hajde se po hipim që sot lartë. Po hidhem unë i pari dhe të vijnë, të vijnë t’i rregullojnë. Se kështu e kanë, në qoftë se nuk vdes njëri nuk vjen..nuk vjen njeri.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/328439658403997

/DRONI.al/

Tags: Denoncimiina zhupapd termeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.