Policia e Shtetit nen drejtimin e Sigurimit te Shtetit, PD publikon nje...

Policia e Shtetit nen drejtimin e Sigurimit te Shtetit, PD publikon nje pjese te emrave

137
0
Shares

“Policia nën drejtimin e ish-Sigurimit të Shtetit, PD nxjerr listën: Edi Rama si Enveri, i kthen policët në punëtorë partie”, deklaroi sot ish deputeti Klevis Balliu, nderkohe qe publikoi edhe nje liste te shkurter te oficere e te Sigurimit qe jane oficere te larte te Policise se Shtetit. Bie ne sy qe ne liste nuk eshte perfshire emri in/drejtorit te ri te Policise. Albert Dervishit.

Deklarata e Klevis Balliut:

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, policia është urdhëruar të jetë më e dhunshme ndaj qytetarëve dhe të drejtat e tyre janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme, sepse Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste.

Përfshirja në polici e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit enverist me mision shtypjen e lirisë dhe drejtave të njeriut është një akt antikushtetues dhe antiligjor.

Në asnjë Polici të vendeve të ish lindjes komuniste nuk ka ndodhur ky fenomen. Edhe në Shqipëri ndalohet me ligj që uniformën e policit ta veshë një person që i ka shërbyer Sigurimit të Shtetit. Por ndryshe, nga vendet e tjera europiane, në Shqipëri ligjin e bën Maliqi.

Sigurimsat që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës emërohen në kupolën e Policisë së Shtetit. Ligji i vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë.

• XHAVIT SHALA
• GANI ZENELI
• BESNIK SHEHAJ
• ARTAN SHKEMBI
• XHEVAHIR KARAJ
• NIKOLL RICA
• ILIRJAN MANDRO
• YLLI VASILI
• MEHDI ÇANGA
• KASTRIOT SKENDERAJ
• KRENAR MUÇO
• ARJAN FERI
• ANDON MARKO
• SADRI RAMÇAJ
• AGIM HOXHA
• BEDRI HASANAJ
• BILAL SEMANAJ
• MYSERET HASANBELLI
• ZIJA SULAJ

Lista është shumë më e gjatë, por këta janë të gjithë këta janë në poste kyçe në Policinë e Shtetit që kanë mbaruar Shkollën e Sigurimit, ku mësohej zbulimi, hetimi, përndjekja dhe tortura, ndaj kundërshtarëve të regjimit diktatorial komunist. Janë bashkëpunëtorë dhe oficerë të Sigurimit të Shtetit, arma kryesore e diktaturës kundër lirisë.

Bashkëmoshatarët e mi dhe ata më të rinj se unë, që kane lindur pas 90-ës, duhet ta dinë se këta që sot mbajnë uniformën e policit, në kohën e diktaturës quheshin “punëtorë partie”. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY