“Favoret e Rames per dosjet e mbyllura, si shperblehet prokurori”

“Favoret e Rames per dosjet e mbyllura, si shperblehet prokurori”

107
0
Shares

Sekretari per ceshtjet ligjore ne PD, Çlirim Gjata jep nje shembull se si shpërblehet prokurori që mbylli dosjen e nipit të kryebashkiakes së Ramës që u kap me drogë


“Rilindja e Ramës është një sistem që ngrihet mbi bankën e favoreve për çdo dosje të mbyllur në sistemin e drejtësisë. Një tip burse në tregun qeveritar, më jep të jap”, komenton Gjata, mekanizmin e favoreve sipaa tij te Rilindja.

“Ekzistencën e bankës së favoreve e shpjegon më së miri emërimi në pozicionin e drejtoreshës në shkollën “ Alush Grepca” të zonjës Enduela Sina.
Por kush është Anduela Sina dhe ç’dosje e mbyllur provokoi emërimin e saj?
Majlinda Bufi është kryetare e bashkisë në Roskovec. Arbër Bufi, nipi i saj, por njëkohësisht edhe shoferi i saj, u kap disa ditë më parë me drogë në makinën që përdorej zyrtarisht për të kryer detyrën e tij, si shofer pranë bashkisë.
Pika fillestare e fajit që vihet re në këtë histori është nepotizmi, pra punësimi i të afërmve në poste shtetërore.

Pasi shoferi dhe nipi i Majlinda Bufit, kapet me drogë pra, dosja e tij dorëzohet në Prokurori.
Prokurori Ndriçim Sina e mbyll dosjen dhe pas mbylljes së dosjes mbesa e tij, Enduela Sina emërohet drejtoreshë shkolle.
Këmbimi valutor i një dosjeje të mbyllur duket se është një pozicion drejtues në rastin konkret”, rrefen Clirim Gjata./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY