Blerja masive armesh nga Greqia, militarizohet Egjeu

Blerja masive armesh nga Greqia, militarizohet Egjeu

103
0
Shares

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis lajmeroi një blerje arsenali te gjere armësh, nderkohe qe tensionet me Turqinë po rriten.

“Ka ardhur koha për të forcuar ushtrinë, këto iniciativa përbëjnë një program të fuqishëm që do të bëhet një mburojë kombëtare”, tha Mitsotakis në një fjalim nga Selaniku. Ai deklaroi gjithashtu se Greqia do të blejë 18 avionë Rafale të prodhimit francez, katër fregata dhe katër helikopterë të marinës, ndërsa do rekrutohen edhe 15,000 trupa të rinj në ushtri. Armët e reja anti-tank, silurët e marinës dhe raketat e forcës ajrore do të sigurohen së shpejti”, tha Kryeministri.

Franca ka mbështetur fuqimisht Greqinë në konflikt, me Ministren e Mbrojtjes Florence Parly që mirëpret marrëveshjen e armëve.

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan të mos kalojë “vijat e kuqe” në Mesdheun Lindor. Ndërsa dje Erdogan i tha Macron “të mos ngatërrohej” me Turqinë.dw.de

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY