Xhaxhai j Eglantines kerkon eshtrat e mbeses, policia pergjigjet

Xhaxhai j Eglantines kerkon eshtrat e mbeses, policia pergjigjet

75
0
Shares

Hetuesit kane gjetur se Eglantina Buci ne moshen 20 vjecare ne virin 2009 ka qëndruar për 8 muaj në qendrën kombëtare të viktimave të trafikut.

Vendosja pranë kësaj qendre u bë pasi denoncoi të dashurin se e shfrytëzonte për prostitucion.

Te dashurit e saj me inicialet B.D e akuzonte po ashtu se i kishte vjedhur rreth 5 milionë lekë të vjetra.

Në të njëjtën kohë që ajo akuzonte të dashurin për vjedhjen e parave, familja e Eglantinës e akuzonte atë për vjedhjen e parave pasi sipas tyre kishte në plan të largohej jashtë vendit.

Për gjithë këto akuza të ngritura ndaj palëve, deklarimet u morën nga komisariati nr.5 dhe 6, ndërsa dëshmitë e tyre sot është e vështirë të gjenden.

Eglantina pasi është larguar nga qendra kombëtare e viktimave ka qëndruar tek shtëpia e xhaxhait Bashkim Buci.

Ky i fundit i është drejtuar ditët e fundit policisë dhe prokurorisë për tërheqjen e eshtrave të mbesës me qëllim për ti varrosur në një vend.

Mësohet se policia ka refuzuar miratimin e kthimit të eshtrave pasi janë pjesë e dosjes dhe hetimet po vijojnë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY