Mungesa e ujit në Tiranë, Rama bën sherr me qytetarët e revoltuar per shkak se situata e furnizimit me uje eshte e mjerueshme.
“Qytetatët e Tiranës komentojnë hapur në faqen facebook të Edi Ramës duke i treguar Tiranën pa ujë!
Pasi kemi vite rrjesht që paguajmë ujin më cmimin më të shtrenjtë me premtimin që do e kishim 24 orë furnizimin me ujë, Tirana është në gjëndje më të mjerueshme. Veliaj dhe Rama që kanë mendjen “si t`ju shkoj uji në bahçen e tyre” dhe nuk e kanë zgjidhur ende problemin e ujit të pijshëm në Tiranën e vitit 2020.
Ndërkohë që gjithë kohës transmetojnë reklama me parate tona se si të lajmë duart sa me shpesh, qytetarët nuk kanë pikë ujë në shtëpi për nevojat e tyre më bazike.
Rama përgjigjen e vetme që ka është ofendimi ndaj qytetarëve që i thonë të vërteten në sy dhe i prishin propagandën që e realizon shumë shtrenjte po me paratë tona. Në vend të ofendimit ndaj qytetarëve në facebook, të shikojë ujin nën rrogoz të Erion Veliajt dhe t`i japi zgjidhje banorëve sepse për atë paguhen”, shkruan ne nje shenim te saj Zedhensja e PD, Ina Zhupa. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/