Kryeministri Edi Rama hezitoi sonte te jepte shpjegime pse nuk kishte ndihmuar familjen Cakoni pas show me femijen e kesaj familjeje per dite me rradhe pergjate nentorit dhe dhjetorit te vitit te kaluat.
Rama është pyetur ne lidhje me akuzat e Manjola Cakonit, gruaja qe humbi vajzen dhe burrin nga termeti i 26 nentorit.
Sipas PD që ka publikuar një intervistë me zonjën në fjalë, Rama e kishte telefonuar gruan duke ju drejtuar me fjalët: Turp të ketë Manjola. Kjo sepse zonja Cakoni ishte shprehur në media që nuk kishte marr mbështetje nga shteti pas tragjedisë në familje.
“Jam shumë i keqardhur me hieno-politikën në përgjithësi dhe hineo-politikën e PD në veçanti, që nuk lë rast pa përdorur fatkeqësitë njerëzorë dhe përsëri të peshkojë në turbullirën që tenton të krijojë, duke manipuluar ndjenja njerëzore. I vetmi koment që mund të bëhet është mbi faktet. Kush do faktet le t’i shohë. Unë jo vetëm nuk kam braktisur asnjë familje, por nëse ata që humbën nuk u’a kthej dot unë të gjitha këta njerëz do t’i kthej në një jetë të re në kushte që as i kishin as nuk do t’i kishin patur nëse fatkeqësia nuk do t’ju kishte ardhur”, tha Rama gjate intervistes ne Opinion nderkohe qe nuk mojoi se kishte telefonuar zonjen Cakoni. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/