“Erdogan duhet të goditet atje ku i dhemb më shumë”

“Erdogan duhet të goditet atje ku i dhemb më shumë”

136
0
Shares

Tensionet Greqi-Turqi u diskutuan sot mes kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis me krerët e delegacioneve kombëtare në Parlamentin Evropian.

Mitsotakis paraqiti me prova veprimet provokuese të Turqisë, sipas mediave greke.

Gjithashtu, ai ndau me udhëheqësin e grupit parlamentar të PPE, Manfred Ëeber besimin se Evropa nuk do të qëndrojë e dobët përballë Turqisë.

Mitsotakis argumentoi edhe njëherë se Greqia është e gatshme për dialog, por theksoi se kjo nuk mund të arrihet nën kërcënime apo duke shkelur të drejtat sovrane greke.

Partia Popullore Evropiane shprehu solidaritetin e plotë me Greqinë dhe Qipron si edhe pakënaqësinë e saj për sjelljen e Turqisë në Mesdheun Lindor. Në një seri postimesh në “Tëitter”, PPE theksoi se Greqia duhet të mbështetet, kurse presidenti turk të goditet atje ku i dhemb më shumë.

Ne nuk do të pranojmë faktin se Turqia po shkakton destabilizim në të gjithë rajonin. Ne mbështesim fuqimisht Greqinë dhe Qipron në mbrojtjen e kufijve dhe zonës së tyre bregdetare. Së pari, Këshilli Evropian duhet të përcaktojë kushtet në të cilat ne mund të vendosim sanksione të reja ekonomike nëse kërcënimet turke vazhdojnë. Erdogan duhet të goditet atje ku i dhemb më shumë, në portofolin e tij. Është koha për një rishikim themelor të marrëdhënieve tona me Turqinë.”

Komentet PPE i bëri pas një takimi me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY