DIA në Bari dhe autoritetet policore britanike dhe gjermane, me ndihmën ndërkombëtare e Interpolit, çuan në pranga dy trafikantë ndërkombëtarë të drogës, me urdhër-arrest evropian, raporton Panorama qe ka cituar median britanike.
Ata i kishin shpëtuar prangosjes gjatë operacionit “KULMI”, të kryer nga e njëjta DIA e Barit qershorin e kaluar dhe përfundoi me ekzekutimin e 37 masa arrestimi.
Në pranga ka përfunduar H.E, 37 vjeçar shqiptar, i cili u arrestua pranë aeroportit të Londrës “Heathrow” nga policia e New Scotland Yard.
Kapja ndodhi pas identifikimit të profilit të tij të fshehtë në “Instagram”, përmes të cilit ai u nxit së pari të pranonte kontakte në internet nga një llogari fiktive, krijuar posaçërisht nga hetuesit e DIA-s dhe i atribuohet një vajze inekzistente shqiptare.
Nga aty u la një takim me vajzën e rreme, por ishte policia që e prangosi. Ai do të ekstradohet në Itali në ditët e ardhshme, raporton Panorama.
I arrestuari i dytë është një italian 43 vjeçar, i cili u arrestua nga policia gjermane. Ky i fundit u ekstradua më shpejt dhe tanimë ndodhet në burg.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/