Njëqind e tetëmbëdhjetë pasagjerë nga Tirana që zbarkuan në aeroportin e San Francesco di Assisi në Perugia iu nënshtruan bërjes së tamponit.
Fëmijë e të moshuar pritën në radhë në aeroport për të kryer testin, rregull i vendosur nga vendi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, raporton oranews.
Ata do të izolohen deri në daljen e përgjigjes së tamponit, ndërsa do të vendosen në karantinë 14 ditë ata që mund të rezultojnë pozitivë.
Mediat italiane shkruajnë se të gjithë pasagjerët ishin bashkëpunues, ndonëse u hasën vështirësi të vogla për shkak të gjuhës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/