FOTO/Kjo është 23-vjeçarja që u vra dhe gropos nga vëllai dhe babai...

FOTO/Kjo është 23-vjeçarja që u vra dhe gropos nga vëllai dhe babai i saj, ADN-ja zbardhi krimin

154
0
Shares

Kjo eshte 23-vjeçarja Eglantina Buci, e cila është vrarë dhe groposur nga vëllai dhe babai i saj, në vitin 2012.

Dosja e krimit makabër u zbardh një ditë më parë, prej ku rezultonte se i ati, Faiku, kishte planifikuar vrasjen, ndërsa vëllai i vajzës, Shkëlzeni, e kishte ekzekutuar me plumb në kokë te Mali me Gropa.

Familja me origjinë nga Dibra, me banim në Bathore, nuk e ka pranuar vendimin e vajzës, në atë kohë 23 vjeçe, dhe babë e bir kanë marrë vendimin fatal për të e për shumë vite me radhë kanë fshehur gjithçka.

Policia e Tiranës tha dje se ka finalizuar operacionin e koduar “Heshtja”, duke ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për Faik Bucin, 66 vjeç, i cili u arrestua në shtëpinë e tij dhe Shkëlzen Bucin, 37 vjeç, i cili ndodhet në burg për një vrasje të mbetur në tentativë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2012, ku Eglantina Buci, atëherë vetëm 23 vjeç, shkoi të bashkëjetonte me të dashurin e saj në zonën e Freskut në Tiranë edhe pse familja e kundërshtonte një fakt të tillë.

Pasi mësuan ku ishte vajza, babai i saj Faik Buci dhe vëllai Shkëlzen Buci shkuan dhe e morën Eglantinën nga shtëpia ku jetonte në zonën e Freskut në Tiranë duke e vrarë më pas.

Disa vite më vonë, në zonën e Malit me Gropa u gjetën pjesë eshtrash duke bërë që policia fillimisht të dyshojë për vajzën e humbur duke marrë pjesë të ADN-së së nënës së saj për t’i krahasuar.

Pas analizave rezultoi se ADN-ja e eshtrave dhe e nënës së Eglantinës përputheshin duke vërtetuar se bëhej fjalë pikërisht për vajzën e zhdukur. Mësohet se Faik Buci ishte i divorcuar nga nëna e viktimës dhe bashkëjetonte me një grua tjetër.

Të dhënat nga ADN-ja u bashkuan me informacione në rrugë operative duke bërë që të zbulohej tërësisht ngjarja e tmerrshme e 8 viteve më parë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY