Familja Buci dhe krimet, nga vrasja e kunatës te atentati me pagesë...

Familja Buci dhe krimet, nga vrasja e kunatës te atentati me pagesë ndaj artistit

335
0
Shares

Policia ka zbardhur nja ngjarje tepër të rëndë, e cila kishte ndodhur në vitin 2012, ku 23-vjeçarja Eglantina Buci ishte ekzekutuar me plumb në kokë nga i vëllai dhe planin për vrasjen e saj e kishte kryer i ati.

Pasi e kishte marrë nën kërcënimin e armës, Shkëlzen Buci e kishte ekzekutuar me plumb në kokë në Malin me Gropa, dhe ishte kthyer për ta varrosur 3-4 ditë më vonë, ndërkohë që trupi i saj ishte gjetur atje nga gjuetarë të zonës.

Mirëpo, ndaj Bucit, që rëndon akuza e vrasjes së motrës, u arrestua në vitin 2017 me bashkëpunëtorët e tij për një tjetër krim të tmerrshëm dhe është dënuar me 13 vite burg nga gjykata e Tiranës.

Ai do të vriste aktorin Mishel Prela, i cili mbeti i plagosur, kundrejt një shume prej 80 mijë eurosh.

Kemi zbardhur dhe dokumentuar tërë mekanizmin e ngjarjes, që është një vrasje me pagesë mbetur në tentativë nga një grup i strukturuar kriminal. U arrestuan të gjithë anëtarët e grupit, nga porositës, ekzekutori dhe ndihmësit. Ervin Zallumi është  personi që ka porositur vrasjen e shtetit Mishel Prela, i cili ka paguar 80 mijë euro për vrasje, shumë që do ia jepte Shkelzen Bucit, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, i cili ka qenë dhe ekzekutori”- njoftoi kreu i policisë Tiranë në 2017.

Policia njoftoi asokohe se Shkëlzen Bucit që ishte në rolin e ekzekutorin iu sekuestrua arma e krimit. Ndërkohë u kap Miklar Tola, bashkëpunëtor në tentativën e vrasjes dhe Ermir Tola, vëllai i Miklarit, pjesëtar aktiv i grupit kriminal.

Përgjimi i një bisede ka qenë një nga provat më të forta të prokurorisë që çoi pas hekurave Bucin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY