Nje punetor ndertimi i plagos rende kete pasdite ne Pogradec pasi u rrezia nga skela. Ai po punonte ne nje pallat ne ndertim nderkohe qe ndodhi aksidenti i rende.
“Më datë 04.09.2020, në fshatin Tushemisht, shtetasi E. D., rreth 46 vjeç, banues në Pogradec, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se është rrëzuar nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili do të dërgohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, raporton policia e Pogradecit. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/